Sulmuesi i Skënderbeut, Sebino Plaku, është shumë pranë transferimit te Kamza. Një ndër heronjtë e verës së mrekullueshme korçare në Europë, Plaku ka shprehur hapur në një një intervistë në “Sport Ekspres” pakënaqësinë e tij në lidhje me trajtimin që i është rezervuar në Korçë sidomos nga trajneri Ilir Daja, ndaj edhe ky i fundit me shumë gjasa nuk dëshiron ta ketë në ekip për sezonin e ardhshëm.
Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, në një intervistë në Supersport, konfirmon se Plaku është një objektiv i rëndësishëm dhe thuajse i realizuar: “Presim dy lojtarë të mirë të kampionatit shqiptar dhe mendoj se thuajse e kemi mbyllur. Plaku mund të jetë njëri prej tyre, jemi në bisedime dhe jemi pranë marrëveshjes, si dhe ndonjë tjetër që nuk po e themi emrin. Presim edhe dy lojtarë të huaj”.