Pirlo kthehet në kombëtare, por ka një pengesë

Andrea Pirlo është gati të rikthehet në përfaqësuesen italiane. Sipas mediave përtej Adriatikut, ish-mesfushori i Interit, Milanit dhe Juventusit, pritet të marrë së shpejti detyrën e zv.trajnerit të skuadrës, duke u bërë krahu i djathtë i Roberto Mançinit.

Megjithatë, përpara se emërimi të zyrtarizohet, Federata Italiane e Futbollit po shqyrton nëse posti i ri nuk ka konflikt interesi me rolin e Pirlos si opinionist në platformën “Sky”, aty ku 39-vjeçari firmosi kontratën vetëm pak ditë më parë.

Komisioneri i jashtëzakonshëm i FIGC, Roberto Fabriçini, kërkoi disa ditë kohë, për të kryer verifikimet e nevojshme të kësaj çështje. Nëse nuk do të ketë asnjë shkelje të rregullores, Pirlo do t’i bashkohej zyrtarisht stafit të drejtuar nga trajneri Roberto Mançini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *