Pinte shisha, merrte 30 mijë euro në muaj dhe nuk ia ndjente për klubin! Ekipit francez i soset durimi me lojtarin

Shpesh herë lojtarët zënë faqet e para të gazetave jo për atë çfarë shfaqin në fushën e lojës, por për sjelljen e tyre. I tillë është edhe Youcef Belaili. Lojtari algjerian u bë një barrë për klubin e Brestit, që ka vendosur të marrë masën ekstreme. Francezëve u është sosur durimi me sjelljen e pandreqshme të lojtarit.

Belaili ka fillimisht ka dërguar kushëririn e tij të kryejë testet mjekësore në vend të tij gjatë fillimit të përgatitjeve për sezonin 2022/23. Gjithashtu ka refuzuar të kthehet me autobus së bashku me shokët e skuadrës pas transfertës me PSG-në, duke qendruar në Paris me shpenzimet e klubit. Një tjetër veprim aspak professional ka qenë ai kur 30-vjeçari është shtirur si i sëmurë për të shmangur fotot zyrtare të klubit.

Për më tepër edhe sjellja e tij në jetën private ka qenë jo normale. Algjeriani la shtëpinë e tij me qera me dëme të konsiderueshme, që kapin vlerën e 50 mijë eurove. Dyshemeja ishte deformuar, dyshekët duheshin ndërruar dhe dyert e garderobës ishin thyer. Gjithashtu Belaili ka qenë në listën e zezë të disa hoteleve, duke lënë të dëmtuara dyert e tyre.

Kjo ka mjaftuar që drejtuesve të Brest-it t’u soset durimi dhe t’i tregojnë derën futbollistit. Sjellja e tij ishte e papranueshme dhe prania e tij i kushtonte arkave të klubit 30 mijë euro në muaj. Në të shkuarën Belaili është ndaluar të luajë futboll për dy vite, teksa pinte shisha dhe rezultoi pozitiv në testin e kokainës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online