Mposhti kundërshtarët në transfertë, Ilir Daja: Një pjesë të analizës e bëmë në autobuz

Ballkani ka mposhtur Malishevën me rezultatin 2-3. Skuadra e Ilir Dajës ka përmbysur shifrat, duke marrë tre pikët edhe pse me mungesa të rëndësishme. Trajneri i suharekasve ka folur për “Sport1” pas përfundimit të ndeshjes, ku është shprehur se një pjesë të analizës e ka bërë në autobuz. Shkak është bërë njoftimi në kohë të vonë për lojtarët që do të mungonin.

“Kur e nis lojën në disavantazh nuk është lojë e mirë, por të gjithë vrapuan dhe kam djem me karakter dhe me personalitet. Kjo pjesë e përmbysjes ishte pjesë e karakterit. Kemi pasur lojën në kontroll, përkundër shumë mungesave që kemi pasur sot.

Një pjesë e analizës është bërë në autobus, sepse konfirmimi që disa lojtarë do mungojnë na erdhi në orën 11:30. Edhe me mungesa shumë të rëndësishme mendoj që lojtarët që u futën në fushë, rikuperuan këto mungesa të rëndësishme dhe treguan që Ballkani nuk ka vetëm 11-shen e parë, por ka lojtarë shumë të mirë në të gjithë grupin”, deklaroi Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online