Pikëpyetjet e ditës së fundit: nga Krymi, te Eskerdinja dhe Berisha

Skënderbeu ka bërë disa lëvizje në merkato, por ende nuk ka mbyllur gjithçka. Trajneri Shehi e tha pas ndeshjes, pres sërish lojtarë. Enes Isufi, qendërmbrojtësi i Shqipërisë U19, do të jetë pjesë e korçarëve për sezonin në vazhdim.

Veç tij, edhe Renato Ziku do të jetë një alternativë për sulmin e Skënderbeut. Futbollisti 20-vjeçar prej tre vitesh është pjesë e Platanias që luan në Superligën greke. Pak hapësira për të, por besohet se në Shqipëri mund të bëjë mirë.

Eskerdinja dhe Ardit Krymi janë dyshja që korçarët kërkojnë për mesfushën. Një prej këtyre dy lojtarëve mund të veshë fanellën bardhekuqe raporton Supersport. Gjithashtu edhe një francez e presin në Korçë. Edhe Laçi ka qenë aktiv ditën e sotme.

Xhevahir Sukaj është afruar për sulmin, kurse për prapavijën Denis Pjeshka dhe Rustem Hoxha. Por kërkohet edhe një përforcim i fundit. Elvi Berisha i Leganes B po tentohet të merret në huazim nga spanjollët. Pritet të shihet nëse do mbyllet gjithçka me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online