Pike president? Mbrojtësi pranë blerjes së klubit!

Përpara disa ditësh, Zherard Pike u shpreh se dëshiron të blejë një klub futbolli. Mbrojtësi i Barcelonës i është futur biznesit dha ka investuar në ristrukturimin e “Davis Cup” në tenis.

31-vjeçari mund të bëhet presidenti i një klubi dhe “El Mundo Deportivo” zbulon se bëhet fjalë për CF Reus Deportiu. Ekipi garon në Segunda, ndodhet afër Barcelonës, stadiumi mban emrin “Camp Nou Municipal”, ndërsa drejtori teknik i klubit është Joan Oliver, ish-menaxheri i përgjithshëm në kohën e Joan Laportes te Barcelona, me të cilin Pike ka marrëdhënie shumë të mira.

Ekipi i Reus duke festuar me tifozët

Klubi i Reus ndodhet në një situatë të vështirë financiare, renditet në vendin e tretë nga fundi në kampionat dhe nevojiten 5 milionë euro për të përmbushur detyrimet ligjore si dhe për t’u përforcuar në janar me ndonjë futbollist. Kjo shumë nevojitet brenda 5 dhjetorit dhe Pike mund të jetë “engjëlli shpëtues”.

Katalanasi ka shprehur interesin e tij dhe ka kërkuar informacion të plotë për situatën e klubit dhe gjendjes ekonomike, ndërsa tifozët e Reus shpresojnë që Pike të bëhet presidenti i ekipit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *