Pike “ftesë” yllit të Mançester Junajtid: Eja te Barcelona!

Anglia dhe Italia janë përqendruar te kampionati, ndërsa në Spanjë mendojnë ende për merkaton. Një prej emrave më të “nxehtë” është Pol Pogba.

Ylli francez kërkohet nga Barcelona dhe vetë mesfushori dëshiron katalanët. Për këtë arsye është në luftë me Zhoze Murinjon, njeriun që e pengoi të largohet nga Mançester Junajtid.

Për t’i hedhur “benzinë zjarrit” ka shërbyer deklarata e Zherard Pike. Mbrojtësi katalan e fton publikisht Pogba t’i bashkohet Barcelonës.

“Do ishte bukur nëse do të vinte. Do të na lumturonte. Pol është një lojtar i madh. Megjithatë ai është ende pjesë e Mançester Junajtid, klub dhe tifozeri të cilën e respektojmë”, deklaroi Pike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online