Pikë dhe gola afrikanë, në Berat rikthehet qetësia

Nga: Edi Spahiu

Tomori më në fund realizon fitoren e parë shtëpiake, një reagim i pritshëm nga ana e skuadrës dhe stafit teknik për situatën e krijuar në tre takimet e mëparshme po në shtëpi, ku beratasit kishin barazuar tre herë, duke u futur nën presion të madh.

Suksesi ka ardhur pas disa ndryshimeve të rëndësishme në formacionin titullar, dhe po kështu edhe falë një kundërshtari inferior si Turbina, që edhe pse për më shumë se për thuajse 70′ minuta ishte në inferioritet numerik, duhet thënë se ja bërë të vështirë fitoren beratasve.

Vendasit dolën shumë shpejt tek goli, dhe kjo e ndihmoi shumë skuadrën e Tomorit që të çlirohej psikologjikisht dhe të merrte edhe frenat e lojës në minutat në vazhdim. Për beratasit erdhi edhe një dhuratë në min e 21-të, kur portieri Sulenji ka prekur topin me dorë jashtë vijave kufizuese të zonës në dyluftim me Ogbodiken dhe miqtë luajnë me një lojtar më pak në vazhdim.

Gjithsesi, edhe pse rastet për shënim nuk munguan, goli i dytë vonoi dhe Turbina me Ejo e Qorri mund të kishte befasuar. Gjithsesi, Frajdej në minutën e 76-të shënoi golin e sigurisë dhe vetëm në fund Ejo shënoi një gol që ngjalli shpresat e Turbinës, por nuk kishte më kohë.

TOMORI – TURBINA        2-1

Shënues: Ogbodike 4′, Frajdej 76′ / Ejo 89′

Tomori: Brace, Çaço, Dobra (Dyca 59′), Frajdej, Joti (Sharavolli 37′) Koleci, Markiori, Mersini, Mujkiç, Ogbodike (Mahmutaj 81′) Shaqe. Tr: B. Devolli.

Turbina: Sulenji, Cara, Daci, Ejo, Gjeci ( Belliu 81′ ) Osuagu, Pashaj, Qorri, Sina, (Shkreta 77′) Taullau, Zeneli (Demollari 24′). Tr: S. Bardhi.

Kartonë të verdhë: Mersini 30′ / Ejoh 42′ Sina 77′

Karton i kuq: Sulenji 21′

Gjyqtarë: E. Hoxha, E. Muca, E. Gjoka (Lezhë)

PAS NDESHJES:

DEVOLLI (TOMORI): Sot mbeta shumë i kënaqur me fitoren, por më së shumti me disa përmirësime të ndjeshme që pash në lojën e skuadrës në dt fazat e lojës në mbrojtje dhe në sulm. Dukej qartë se pushimi na kishte ndihmuar shumë në përmirësimin e treguesve në të gjitha aspektet, edhe pse kemi bërë sërish disa gabime të vogla, por unë mendoj se ka më shumë rëndësi fitorja që na çliron psikologjikisht, dhe javën që vjen do të punojmë akoma më shumë për ndeshjen e radhës në transfertë me Apoloninë. Për sa i përket ndryshimeve të shumta në formacion, dua të them se me mua luajnë futbollistët që kanë më shumë formë sportive se të therët, pasi unë i vlerësoj nga puna një javore në stërvitje dhe jo nga emri që kanë.

S, BARDHI (TURBINA): Ishte një ndeshje korrekte nga të dy skuadrat, dhe një gjykim po korrekt nga ana e kryesorit Hoxha dhe ndihmësve të tij. Sot skuadra ime është mundur thjesht dhe vetëm nga gabimet e të dy portierëve që u aktivizuan, dhe më dëshpëron shumë ky fakt, sepse nuk do të ishte aspak çudi në rast se do të dilnim me pikë nga Berati. Sigurisht që mua si trajner profesionist nuk më pëlqen kjo situatë ku ndodhemi, dhe pse jo vazhdimin e mëtejshëm në krye të Turbinës do ta diskutoj me presidentin Gjoka menjëherë pas këtij takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *