“Bitri duhej të merrte të kuqin”! Jemini bën moviolën e Partizani-Vllaznia: Nëse përsëritej penalltia e Latifit, duhet përsëritur çdo penallti në Europë

Partizani-Vllaznia është mbyllur në barazimin 1-1 dhe dy episode kanë marrë vëmendjen kryesore për moviolë. Më tepër diskutime ka hasur ndërhyrja e Bitrit në minutën e 19, duke bërë faull të pastër dhe ku më parë kishte shkaktuar një penallti, për t’u ndëshkuar me karton të verdhë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Jemini ka thënë:

“Është kartoni i kuq, Partizani është falur dhe duhej të mbetej me 10 lojtarë në këtë rast. Nëse arbitrit i shpëtoi, duhej të ndërhynte VAR. Megjithëse me protokoll ndoshta VAR nuk ndërhyn për kartonët e verdhë, por këtu bëhej fjalë për kartonin e dytë të verdhë. Dhe ndëshkimi i Bitrit me karton te penalltia ishte e saktë pasi ndaloi topin të shkonte drejt portës, nuk ishte krosim nga krahët dhe e preku me dorë”, tha Jemini.

Gjithashtu është diskutuar edhe për përsëritjen e penalltisë së Latifit. Pasi e humbi të parën, VAR ndërhyri duke treguar se Hoxha nuk ishte në vijën e lejuar dhe kishte dalë më para. “Penalltia është përsëritur pasi Hoxha ka dalë më para dhe janë futur disa lojtarë. Por nëse kjo penallti përsëritej, duhej të ndërhynte anësori direkt. Nuk mund të përsëritet kjo penallti duke futur VAR. Nëse ndjekim këtë lloj standarti pastaj, i bie që të përsëriten të gjitha penalltitë në Shqipëri dhe Europë”, tha Jemini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online