Kartoni i kuq marrë fundjavën e shkuar ndaj Xhenoas i ka kushtuar dy ndeshje pezullim Bonuçit, i cili do të humbasë edhe takimin e fundjavës ndaj Juventusit.
Kapiteni i Milanit goditi me bërryl një kundërshtar dhe kartoni i kuq u sinjalizua nga arbitri shtesë, VAR, gjë që zemëroi trajnerin Vinçenco Montela.
Megjithatë, tashmë klubi kuqezi ka vendosur të mos e apelojë fare pezullimin, duke e pranuar verdiktin i Gjykatësit Sportiv.