Daniel Xhafaj: Beso Flamurtar, je për Europë!

Ish-sulmuesi vlonjat flet nga Amerika për kampionatin shqiptar: Skuadra e qytetit tim nuk po bën gabimet e së kaluarës, Skënderbeu mbetet modeli

Elton Nika

Jeton në SHBA, por e ndjek me vëmendje kampionatin shqiptar. Ish-sulmuesi i Flamurtarit dhe disa skuadrave në Superligë, një golashënues i lindur, vlonjati Daniel Xhafaj, i përjeton zhvillimet e futbollit në Shqipëri po njësoj. Aktualisht trajnon një skuadër të rinjsh në SHBA, pasi në asnjë moment nuk mund të jetë larg futbollit. Për Flamurtarin e këtij sezoni ka një vlerësim shumë pozitiv dhe gjykon se meriton Europën. Sipas tij, tifozëria vlonjat e meriton ta shohë skuadrën në nivele të larta dhe në kupat e Europës.
– Daniel, si ju duket Flamurtari i këtij sezoni?
– E kam ndjekur më vëmendje dhe shoh që ka progres të rëndësishëm. Është një fillim i mbarë për skuadrën dhe shpresoj shumë që të vijohet me këto ritme. Ndoshta këtë vit nuk po përsëriten gabimet e të shkuarës, që kanë ndikuar në skuadër, duke e penalizuar atë
– Nga ajo që keni parë, ku mendon se mund të arrijë ky Flamurtar?
– Shpresoj dhe besoj shumë se do të jetë në kupat e Europës. Mbi të gjitha, tifozëria vlonjate e meriton ta shohë skuadrën në Europë pas disa vitesh mungesë. Flamurtari është një emër që nuk mund të mungojë në Europë dhe besoj se tashmë i ka mundësitë të shkojë aty, por duhet që gjithçka të merret hap pas hapi. Nuk duhet nxituar, sepse mund të gabohet.
Keni parasysh sezonet e kaluara
– Gabimi i sezoneve të fundit ishte që pa nisur sezoni Flamurtari cilësohej pretendent për titull. Dhe ky fakt e vinte skuadrën nën presion dhe ndikonte në fushë. Pa harruar më pas problematikat që shoqëronin sezonin. Probleme që e çonin Flamurtarin nga pretendent për titull në një skuadër të rrezikuar nga rënia një kategori më poshtë. Këtë vit duket se ka ndryshuar diçka dhe shpresoj që ky të jetë një ogur i mirë. Shpresoj të mos përsëriten gabimet si në tre apo katër sezonet e fundit.
– Ka pasur shumë probleme me gjykimin në këto javë të kampionatit. Si e keni parë këtë çështje?
– Po, e kam ndjekur dhe shpresoj që gabimet të minimizohen. Ka pasur shumë gabime dhe ky është fakt. Gabime që deri tani kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjeve dhe Flamurtari i ka vuajtur jo pak. Shpresoj të mos vazhdohet kështu, sepse do të jetë një problem i madh.
– Si ju duket kampionati në përgjithësi?
– I fortë. Ka progres dhe kjo është diçka pozitive. Shoh që ka përmirësime në infrastrukturë dhe kjo gjë patjetër që ndikon në rritjen e cilësisë. Mendoj se për çdo skuadër Skënderbeu është pasqyra më e mirë se si mund të shkohet përpara, me një menaxhim të mirë dhe serioz. Po luan në kupat e Europës me sukses dhe po tregon rritje nga viti në vit.
Lufta për titull, sipas jush, mes cilave skuadrave do të jetë?
– Skënderbeu mendoj se është një hap përpara, por aty janë edhe Kukësi, Partizani pse jo edhe Flamurtari. Gjithsesi, ky është një kampionat shumë i fortë dhe me rivalitet aq sa është e pamundur të parashikosh fitoren në një ndeshje të caktuar. Një skuadër humbet brenda dhe fiton jashtë. Mendoj se deri në fund do të ketë shumë rivalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online