Pështyu kapitenin e Gjermanisë, Holanda pezullon lojtarin pa afat

0

Pak ditë më parë Gjermani U20 dhe Holanda U20 kanë zhvilluar një ndeshja, e cila përfundoi në barazim 1-1, por më shumë se ndeshje vëmendje ka marrë një gjest aspak i hijshëm i Xhordan Teze, i cili ka pështyrë në shpinë kapitenin e “pancerave”  Sali Ozkan.

Ky veprim ka qenë i papranueshëm për federatën holandeze që e ka pezulluar lojtarin pa afat. Trajneri i Holandës në konferencën për shtyp ka kërkuar ndjesë në emër të skuadrës dhe të lojtarit, por vetë Federata e dënon ashpër këtë vendim, çka i ka çuar të marrin dhe një masë drastike për 19-vjeçarin, i cili aktivizohet tek të rinjtë e PSV-së.

“kjo është gjëja më e keqe që mund të bësh ndaj një kundërshtari. Nuk do e tolerojmë një veprim të tillë., shkruhej në deklaratën e federatës holandeze, ku u bë me dije dhe pezullimi pa afat për lojtarin në fjalë. Në Gjermani e kanë krahasuar këtë veprim me incidentin e ndodhur në vitin 1990 ku protagonist ishte  Frank Rijkard dhe Rudi Voller.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.