Pesë ndeshje në krye të Shënkollit, Alket Kruja: Na kanë penalizuar dënimet

Pas javës së 9-të në Kategorinë e Parë, skuadra e Shënkollit ndryshoi trajnerin, ku vendin e Alert Alcanit e zuri Alket Kruja, një zevendësim ky që deri në javën e 14-të e mbajti skuadrën në vendin e 7-të në renditjen e Grupit A. Sipas teknikut aktual të Shënkollit, Alket Krujës, mundësitë ishin për më shumë, dhe për Sportekspres.com ai deklaroi se dënimet e shumta të lojtarëve titullarë, njëherësh edhe ai i fushës, kanë qenë mangësitë kryesore për këtë situatë.

“Në mbylljen e gjysmës së parë të këtij sezoni, Shënkolli nuk erdhi në pritshmëritë e duhura. Sepse vetëm në ndeshjen me Erzenin skuadra shfaqi dobësi, ndërsa në takimet e tjera ka luajtur mirë. Por asnjëherë skuadra jonë nuk është mbledhur me gjithë futbollistët bashkë, sepse ka patur dënime të një pas njëshme, e këtu veçoj portierin Danaj”, kështu deklaroi trajneri i Shënkollit, Alket Kruja.

Ndërsa për pjesën tjetër të këtij sezoni, tekniku Kruja deklaron se Shënkolli do të bëjë merkato me lojtarë cilësorë, sepse synimi final është ngjitja në pesë vendet e para në tabelën e renditjes së Grupit A. “Ne kemi shumë lojtarë të rinj që vijnë nga akademitë e futbollit në Lezhë, por për të patur më shumë siguri në synimin tonë, do të bëjmë 3-4 përforcime gjatë muajit janar, me lojtarë cilësorë. Dy nigerianët që nuk u federuan në dy fazat e para do të jenë të gatshëm: mbrojtësi Idris dhe mesfushori Vitor, dhe në fundin e kampionatit ne synojmë ngjitjen në renditje në pesë skuadrat e para”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online