Përse nuk thyen rregullat e shtetit? Vata del kundër Rejës: Si Sormani! Në Shqipëri e duam për situata të vështira

Rudi Vata ka dalë kundër trajnerit të Shqipërisë pasi nuk ndodhet në vendin tonë gjatë periudhës së pandemisë. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv’ ka bërë edhe një krahasim me Sormanin që u largua për shkak se braktisi derbin kundër Tiranës. Megjithatë duhet theksuar se Rejës i janë anuluar disa fluturime në Shqipëri vetëm për shkakun e kufizimeve të vendosura ndërmjet shteteve, që nuk i lejonin këto udhëtime.

“Unë do kisha preferuar që ta kishim Rejën në Shqipëri në kohë të vështira se në kohë të mira ne kemi njëri-tjetrin. Nuk mendoj se puna e trajnerit mund të bëhet online, vetëm ndonjë kompani për shitje vesh-mbathje. Reja ndoshta gëzon justifikimin për COVID-in, por ne kemi nevojë për njerëz që sakrifikojnë se në të kundërt është shpenzim i harxhua kot. Kemi rastin e trajnerit të Partizanit që erdhi këtu dhe pastaj nxori justifikim që duhet të largoheshe. Sa i përket të ardhmes time e shoh shumë të ndriçuar se jam në rrugën e Zotit. Kush e ndjek këtë rrugë e ka të ardhmen e ndriçuar”, tha Vata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online