Zbulohet dosja për Bylis-Tirana/ Ja si janë vendosur bastet, kompania anuloj biletën me 15.000 euro

Bylis-Tirana është çështja që po vazhdon të hetohet dhe përpara disa ditësh është bërë mbledhja në Komisionin e Etikës. Fillimisht ishin vetëm drejtuesit e ballshiotëve ata që dhanë përgjigjet e tyre mbi takimin e zhvilluar në Kupën e Shqipërisë. Tashmë është radha e zyrtarëve të Tiranës që të paraqiten dhe të japin shpjegime për 90 minutat e zhvilluara në Ballsh.

“Top Channel” ka zbuluar se një dosje voluminoze ka mbërritur nga UEFA. BFDS e cila monitoron bastet për llogarinë e UEFA-s ka treguar se ndeshja është luajtur në tre mënyra më tepër: “2/1, 3 plus dhe 1”.

Të tre kombinime këto që kanë rezultuar të sakta, ndërsa mesatarisht ka pasur goditje me 8000 euro. Gjithashtu në fund është luajtur edhe një bast rreth 15.000 euro, por që kompania nuk e ka pranuar. Gjithsej në këtë përballje janë fituar 500.000 euro dhe në bazë të kësaj dosje ndeshja në fjalë është e fiksuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online