E rrallë/ “Ku kemi shkuar? Nuk po të dëgjoj?!” Akinfenwa të bën me nostagji, i flet edhe Zotit pas ndeshjes

Nga Klaudio Ndreca

Adebayo Akinfenwa ishte lojtari që kishte vëmendjen e gjithë Anglisë gjatë ditës së djeshme. Ekipi i tij preku historinë e madhe teksa Wycombe mposhti 1-2 Oksfordin dhe kaloi në “Championship”. Sulmuesi 38-vjeçar ka shpërthyer pas ndeshjes duke i folur Zotit pas këtij suksesi, ndërsa ka dhënë spektakël edhe në intervistë.

“Më thuaj se çfarë ke kemi bërë, se unë nuk e di akoma se çfarë bëmë të mundur? Nuk po të dëgjoj, më thuaj se çfarë kemi bërë? Shiko, shiko. Më lërë të qetësohem pak. Së pari dua të falenderoj Zotin sepse sot e bëri të pamundurën të mundur. Para katër vitesh isha këtu para jush dhe i papunë. Tani më lejoni t’ju them diçka. I vetmi person që mund të më shkruajë tani në Whats App është Jurgen Klop që të festojmë bashkë”, u shpreh sulmuesi 38-vjeçar.

Historia e 4 viteve më parë është një tjetër rast që mori jehonë të madhe, kur Akinfenwa është përgjëruar në intervistë: “Ju lutem. Cilido trajner që më do mua, le të më shkruaj në Whats App se jam i papunë”.

Me lumturinë e madhe që e përshkruan, me shpërthimin dhe gëzimin për një fitore të arritur që nuk e sheh te lojtarët e sotëm që janë të mposhtur nga ego e parasë, Adebayo Akinfenwa na kthen me nostagji vite mbrapa kur luhet futbolli i vërtetë, ai i stemës dhe ekipit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online