“Përse luhet sot kundër Laçit?”! Media belge e cilëson si ndeshje të panevojshme, Kompany: Bëni gjithçka për të fituar

Laçi do të përballet në ndeshjen e sotme ndaj Anderleht për të zhvilluar edhe përballjen e kthimit në “Conference League”. Takimi i parë do të mbyllej në shifrat 0-3 për belgët që kanë arritur të sigurojnë kualifikimin me vetëm 90 minuta. Nisur nga ky rezultat, media “Voetbalkrant” në Belgjikë e cilëson si të tepërt dhe të panevojshme ndeshjen e sotme.

Duhet mbyllur vetëm për shkakun se është në axhendë, asgjë më tepër. Por në të njëjtën linjë nuk është trajneri i Anderleht, Kompany, që kërkon tjetër fitore nga skuadra. “Kemi shkuar në Shqipëri për të marrë rezultat pozitiv dhe ia dolëm. Duam që ta bëjmë edhe këtu. Kemi kalendar të ngjeshur, por kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të bëjmë gjithçka për të fituar edhe këtu me Laçin”, ka thënë Kompany. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *