Çmenduria e madhe e PSG/ Media prestigjoze “AS” zbulon planin, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi do të luajnë në të njëjtin ekip

E keni imagjinuar ndonjëherë që Lionel Mesi dhe Cristiano Ronaldo të luajnë në një ekip? E gjitha kjo mund të vijë vetëm nga një skuadër, PSG. Pas afrimeve të bujshme që erdhi në këtë merkato vere, duket se sheiku i francezëve nuk do të ndalet në botën e futbollit. Mediat prestigjoze në Spanjë, “AS”, ka zbuluar planin e fundit.

Mbape nuk do të jetë më pjesë e PSG dhe kjo është e qartë, me kontratën që i skadon në vitin 2022. Për të zëvendësuar këtë lojtar, ekipi francez do të tentojë që të marrë yllin tjetër portugez, Kristiano Ronaldo. Mbetet që të shihet sesa do të realizohet ky plan me PSG që do të shkruhej në librin e artë të historisë për mënyrën sesi do të bashkonte dy nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online