Tifozët e Tiranës nuk flenë të qetë. Ecuria e bardhebluve në këto vite i shqetëson ata dhe normalisht kur shohin klubin e tyre të zemrës që vuan, e përjetojnë keq. Për t’i qetësuar si zakonisht u tregon përralla me shitje aksionesh, donatorë e të rinj apo edhe me objektiv titull kampion. Gjithsesi si fillim ata presin një fitore në derbi dhe një pjesë e mirë e tyre edhe largimin e presidentit Refik Halili. Ultrasit e duan me ngulm diçka të tillë.
Por Tirana nuk financohet vetëm nga presidenti aktual. Bashkia e Tiranës ka 36% të aksioneve, që prej kohësh është thënë se do të dalin në shitje. Që të ndodhë diçka e tillë duhet bëër një vlerësim i tyre dhe një procedurë e tillë nuk dihet të ketë nisur.
Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, është nga ata që i pëlqen të flasë. Prej kohësh ka thënë se jo vetëm Tirana meriton të marrë të ardhura nga bashkia, por asnjë lëvizje konkrete për të dhënë qoftë edhe një qindarkë për klubet e tjera. Gjithsesi të mbetemi te shitja e aksioneve, për të cilat Veliaj është rikthyer të flasë.
“Na është kërkuar edhe nga aksioneri i shumicës, por edhe nga tifozët që klubi të jetë i lirë, të marrë vendimet e veta. Ne do t’i ofrojmë për shitje ato aksione. Besoj se me atë kënaqen të gjithë. Nuk ka asnjë alibi për vendimmarrje. Për sa kohë që kanë 100 % të vendimmarrjes së tyre, t’i marrin dhe aksionet e Bashkisë, nuk kam asnjë problem”, është shprehur për ABC News kryebashkiaku Veliaj. Se kur do të shiten aksionet, nuk ka asnjë afat. Politika, si zakonisht nuk vendos dot…
Kete skuthin besoni akoma?!