Pasi mposhti Interin para një jave, Parma arriti fitoren e dytë në kampionat duke triumfuar përballë Kaljarit. Sulmuesit Ingleze dhe Zhervinjo ishin autorët e golave, por ky i fundit shënoi një gol fantastik.
Sulmuesi i rikthyer në Itali pas eksperiencës në Kinë, ka folur pas ndeshjes së fituar. Shumë gola të bukur të shënuar në karrierë dhe Zhervinjo nuk zgjedh njërin, por është i përqendruar tek objektivi i Parmës dhe i fton të gjithë të japin maksimumin për t’ia arritur.
“Goli më i bukur? Për momentin nuk e kujtoj, sepse kam shënuar shumë. E adhuroj këtë kampionat dhe e adhuroj Italinë. Jam i lumtur dhe i lehtësuar. Ajo që vlen është fitorja, që është shumë e rëndësishme për ne dhe duhet të vazhdojmë kështu për të arritur objektivin tonë.
Unë nuk ndihem një lojtar skuadre. Jemi të gjithë bashkë një skuadër dhe nevojitet kontributi i të gjithëve për të arritur objektivin tonë”, përfundon 31-vjeçari nga Bregu i Fildishtë.