Kur Vllaznia e fitoi titullin kampion në vitin 2001, në krye të klubit ishte Myftar Çela. Që prej atëherë kuqeblutë nuk kanë arritur të jenë ai ekip që të gjithë në Shkodër presin. Sivjet Vllaznia garon në Kategorinë e Parë, ndërkohë që ultrasit kuqeblu kujtojnë ish-presidentin e tyre dhe akuzojnë politikën për fundosjen që i kanë bërë klubit të tyre të zemrës.
POSTIMI I VLLAZNIT ULTRAS – Presidenti nga Malësia që i tregoi Shqipnis kush asht VLLAZNIA! Gjithmonë e kena kujtu, por u deshtën me ardh këto kohna të vështira për me iu rrit vlerat edhe ma shumë. Meriton shumë ma shumë sesa veç me t’kujtu dhe me ta vizitu varrin, por kta janë mundësit tona për momentin. Tifoza që jena sulmu gjithmonë nga Policia e Shkodrës dhe nga Politika meqë kurrë s’jena ba pal me to. Në fund kjo Politik na e shkatërroj edhe ekipin e futbollit. Të gjitha partitë politike u banën bashkë, njerzit ma nevitore u mblodhën në Shkodër dhe e rrëzunen emblemën e Futbollit Shqiptar.
Erdhën shume presidenta mbas tij, por asnji si Myftari. Asnji nuk la shenjë, duhet theksu që edhe e përdorën politikisht. Mashtrusa të niveleve ma te larta, morën votat dhe e lanë në mëshirë të fatit.
Fjalët për veprat tuja nuk marojnë kurrë. Sot jena të vetdijshëm që nuk mjaftojnë edhe 1000 shkrime për ty. Ti meriton atë që dijnë Ultrasit me ba ma mirë, 1 koreografi të madhe në “Loro Boriçi” dhe poshtërim për të gjithë ata që ta çunën ekipin e zemrës në këtë gjendje. President, gjithmonë në zemrat tona!