Perisiç, Roben apo Bejl, Junajtid zgjedh njërin

0

Përpara se të fillonte merkato e verës, trajneri Murinjo i kishte kërkuar shefit të tij Uduard katër afrime. Deri më tani, me dy javë nga mbyllja e merkato, portugezi ka siguruar 75% të kërkesave të tij. që do të thotë se në Mançesterin e tij ka vend dhe për një blerje të fundit. Murinjo kërkon një tjetër investim në sulm, sidomos në lojën në krah. Për një vend gara ëhstë e fortë, teksa sipas “Daily Mail”, janë tri emrat më të lakuar në “Old Trafford”, Ivan Perisiç i Interit, Arjen Rioben i Bajernit dhe Garet Bejl i Realit të Madridit.

Ivan Perisiç – Kroati i Interit duket i destinuar për të përfunduar në Mançester. Deri më tani “Djajtë e kuq” kanë parë t’i refuzohet çdo ofertë nga Interi. Për të tunduar zikaltërit ka ardhur dhe oferta e fundit, 55 milionë euro.

Arjen Roben – Vërtet është 33 vjeç, por holandezi duket se nuk perëndon kurrë. Ai është një nga dëshirat e mëdha të Murinjos edhe pse mosha është kundër tij. Bisedimet me Bajernin duken gati të pamundura, të paktën këtë verë.

Garet Bejl – Komentet janë të tepërta, mjafton të shohësh deklaratat e fundit të Murinjos në lidhje me të. Kritikat në Spanjë mund ta kenë bezdisur dhe Junajtid nuk e heq vështrimin nga ai, është aty për të përfituar një “last minute”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.