Kërcënohen presidenti i Barçës dhe familja e tij

Ditë të trazuara tek Barcelona. Presidenti akuzohet se ka përfituar miliona nga blerja e Paulinjos. Reagon klubi “blaugrana”

Situata tek Barcelona nuk është nga më të mirat. Ditët e bukura duken të perënduara dhe tashmë klubi është përfshirë nga debate të forta të brendshme që rrezikojnë të dëmtojnë ecurinë e ekipit në sezonin e ri. Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka filluar të humbasë besimin e lojtarëve, të cilët kanë kritikuar ashpër një nga njerëzit e tij më të afërt, menaxherin e përgjithshëm të klubit pas akuzave që ai i ka bërë mbrojtësit Pike për humbjen 1-3 në finalen e vajtjes në Superkupën e Spanjës kundër Realit. Si të mos mjaftonte kjo, presidenti Bartomeu është vënë në qendër të akuzave për blerjen e mesfushorit brazilian Paulinjo për 40 milionë euro. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer, ku nuk mungojnë as kërcënimet për vetë Bartomeun dhe familjen e tij. ai akuzohet se ka përfituar miliona euro nga blerja e Paulinjos. Akuzuesit e Bartomeut theksojnë se presidenti i Barçës e ka blerë Paulinjon nëpërmjet një kompanie që menaxhohet prej tij dhe në këtë mënyrë ka përfituar miliona euro.

Kërcënimet – Klubi i Barcelonës, nëpërmjet zëdhënësit të vet Josep Vivez ka denoncuar një fushatë denigruese ndaj presidentit të klubit dhe familjes së tij. Zëdhënësi i Barcelonës ka lexuar një komunikatë për shtyp në televizionin e klubit “Barça TV”, duke e cilësuar tub gjithë këtë zhurmë si: “një fushatë që synon të denigrojë presidentin e klubit, një fushatë artificiale dhe të manipuluar”, nisur nga fakti se pjesa më e madhe e mesazheve kanë ardhur nga jashtë Katalonjës dhe jashtë Spanjës. “Presidenti i Barcelonës ka marrë presione të ndryshme dhe kërcënime jo vetëm në planin personal por dhe në adresë të familjes”- thuhet më tej në komunikatën e klubit të Barcelonës.

Akuzat për Paulinjon, klubi kërcënon – Por klubi i Barcelonës nuk është mjaftuar vetëm me një komunikatë për shtyp. Të enjten klubi ka bërë me dije se do të ndërmarrë hapa ligjorë për akuzat ndaj presidentit për përfshirjen e tij personale në blerjen e Paulinjos. Braziliani i kushtoi 40 milionë euro Barçës dhe ka firmosur për 4 vjet me “Blaugranat”. Por tifozët dhe mediat e akuzojnë presidentin e Barcelonës se ka përdorur një kompani të tijën për transferimin e mesfushorit nga Guanzhu Evergrande. E gjitha kjo për të përfituar financiarisht, teksa kujtojmë se Paulinjo do të jetë blerja e katërt më e shtrenjtë në historinë e këtij klubi. Raportime të tjera nënvizojnë se Bartomeu, i cili është dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “ADELTE Group” është gati të përfitojë personalisht nga blerja e Paulinjos për shkak të interesave financiare diku gjetkë. Por klubi i Barcelonës ka reaguar ashpër, duke hedhur kategorikisht poshtë lajme të tilla dhe ka kërcënuar me masa ligjore. “Në media janë publikuar artikuj të rremë për përfshirjen e presidentit Bartomeu në përfitime personale për blerjen e Paulinjos. E gjithë kjo është një farsë dhe klubi do të marrë masa ligjore, që nënkuptojnë zhdëmtimin e tij financiarisht për shkak të prishjes së imazhit. Barcelona nuk do të tolerojë publikimin e informacioneve të falsifikuara që dëmtojnë klubin”- thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.

40 milionë

Paulinjo i ka kushtuar 40 milionë euro Barcelonës dhe pritet të nënshkruajë për 4 vjet me gjigantët spanjollë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online