Kanselo dhe Mangala, goditja dyshe e Interit

Sipas mediave spanjolle, lojtari i Valencias do të shkëmbehet me Kondogbian, teksa arrihet akordi me zikaltërit dhe Sitin për mbrojtësin

Dy lojtarë të rinj për Interin. Kështu, klubi zikaltër, sipas asaj që ka shkruar “Sky Sport”, në fakt, është drejt mbylljes së dy tratativave të rëndësishme. E para është ajo me Valencian për një shkëmbim huazimesh që do të çojë Xhofre Kondogbian te spanjollët dhe Zhoao Kanselon te zikaltërit. Ndërsa, pista  e dytë është, ardhja e mbrojtësit të Mançester Sitit, Mangala te zikaltërit, po në formë huazimi.

NË SPANJË –  Dy klubet, sipas asaj që ka shkruar dje mediat spanjolle, mbrëmë kanë biseduar për detajet e fundit, në lidhje me shifrat e huazimeve reciproke dhe për opsionin për të drejtat e blerjeve, që duhet të jenë 25 mln euro për Kondogbian dhe 35 mln euro për Kanselon. Dhe, vetëm pasi këto të sqarohen pritet që të vijë edhe “tymi i bardhë” i akordit, me klubin nga Milano që do të siguronte një mbrojtës krahu të djathtë me karakteristika shumë sulmuese. Nga ana tjetër, mesfushori francez do të përshëndesë zikaltërit për herë të fundit, teksa ka mbërritur te Interi në verën e 2015-s por asnjëherë nuk ka shpërthyer, siç pritej. Nga ana tjetër Kanselo do të shkojë te Interi, duke qenë se te Valencia nuk po luan në rolin e mbrojtësit të krahut siç është edhe “profesioni” i tij.

NË ANGLI – Nga ana tjetër, tablloidët në Angli, ashtu si ato në Spanjë, e kanë quajtur të përfunduar transferimin e Elakim Mangalasë te Interi. Kështu, sipas “The Sun”, duket se Auzilio dhe Sabatini kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Pep Guardiolën për të bindur Sitin që, jo vetëm ta lëshojë me huazim francezin, por t’i paguajë madje edhe gjysmën e rrogës. Huazimi nuk do të ketë të drejtë blerjeje, teksa Mangala mund të jepet vetëm me huazim të “thatë” për t’u rikthyer sërish në fund të sezonit të ardhshëm. Por me Kompani, Stons dhe Otamendi, vështirë që ai të gjejë vend te formacioni i Pep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online