Perishiç sinjalizon Junajtid: E kam ëndërr të luaj në Premier Ligë

Në verë Zhoze Murinjo i kërkoi klubit që të çonte në Mançester Ivan Perishiç. Edhe pse “djajtë e kuq” provuan që t’i plotësonin dëshirën trajnerit të tyre, diçka e tillë nuk u arrit, pasi si Interi ashtu dhe lojtari nuk u kënaqën nga oferta e bërë nga anglezët.

Gjithsesi, mundësia e këtij transferimi është reale, madje kjo lëvizje mund të realizohet që në merkato dimërore. Ka qenë vetë kroati, i cili ka sinjalizuar se do i pëlqente një transferim në Angli, madje 29-vjeçari shkon deri aty sa thekson se për të do ishte një ëndërr që të luante në Premier Ligë.

“Për momentin nuk e mendoj merkaton, pasi jam plotësisht i fokusuar te Interi. Në të ardhmen nuk dihet se çdo të ndodhë. Unë e kam thënë dhe më parë se është një ëndërr për mua që të luaj në kampionatin anglez”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online