“Përgjysmohet” Arsenali! Përveç dëmtimeve, ka dhe largime

Skuadra e Arsenalit mori një fitore me shumë vlera përballë Çelsit në derbin e Londrës, duke “harruar” disi humbjet kundër Liverpulit dhe Uest Hemit. Edhe pse morën një rezultat shumë të mirë përballë “Bluve” të Sarrit, Arsenali humbi një titullar, Hektor Belerin, i cili i është bashkuar Uellbek, Holding, Mikitarian dhe Mustafit në listën e dëmtimeve.

Por kjo listë e gjatë dëmtimesh nuk është problemi i vetëm për Unai Emeri, pasi nga Arsenali është larguar njeriu më i rëndësishëm i klubit në dy sezonet e fundit. Sven Mislintat, ose i njohur ndryshe si “Diamond Eye”, është larguar zyrtarisht nga skuadra londineze dhe arsyet për këtë largim, janë dy.

Aludohet se Mislintat ka interesim nga Bajerni i Mynihut, por sipas mediave angleze, gjermani është larguar për mungesën e buxhetit te “Topçinjtë” e Londrës, që duken se janë në krizë financiare.

Mislintat ishte kreu i rekrutimeve të talenteve te Borusia Dortmund dhe Arsenal, ku ka zbuluar shumë lojtarë cilësorë si Dembele, Vajgëll, Guenduzi dhe Lukas Torreira. Pas largimit të tij, Mislintat tha:

“Jam shumë krenar që kam punuar për një klub të madh si Arsenali, por rrugët tona ndahen këtu. Më emocionon e ardhmja dhe mezi po pres të provoj sfida të reja”,- u shpreh shkurtimisht “Diamond Eye”.

Sven Mislintat, i njohur si “Diamond Eye” mund të vazhdojë karrierën e tij te Bayern Munchen

VERONIK ISTREFAJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *