Përfundon me sukses operimi i Agueros, mësohet koha e kthimit të sulmuesit të Manchester City

Ditën e sotme, Sergio Aguero bëri një operacion të detyruar në Barcelonë. Sulmuesi i Sitit lëndoi gjurin në përballjen me Burnlejn duke u detyruar të shkojë drejt Katalonjës, për t’u operuar menjëherë nga doktori personal, Ramon Kugat, për të shmangur ndonjë dëmtim tjetër.

Gjithçka ka shkuar me sukses dhe tani argjentinasi ka filluar fazën e rehabilimit të këmbës. Lajmin e ka dhënë vet 32 vjeçari në një postim në “Twitter”, ku ka njoftuar mbështetësit se operacioni në gju shkoi mjaft mirë dhe shpreson se do të rikthehet shpejt në fushën e lojës.

“Ka shkuar gjithçka mirë dhe shumë shpejt do të nis rikuperimin. Falënderim për doktorin Kugat dhe stafin e tij, për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë”, ka shkruar Aguero në rrjetin social tëitter. Trajneri Guardiola u shpreh më herët se e vuan shumë mungesën e Kun Agueros, pasi lojtarë të tillë është vështirë të gjesh në Premier Ligë, por për fatin e mirë sipas zërave të dala nga brenda klubit, sulmuesi do të rikthehet brenda gushtit në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online