Kupa e Shqipërisë/ Magjia e Muçit i heq fitoren Besëlidhjes, jashtë nga gjysmëfinalja Vllaznia dhe Apolonia

Kupa e Shqipërisë ka mbyllur në ditën e sotme ndeshjet e kthimit sa i përket çerekfinaleve. Tirana shkonte për turizëm në Lezhë, ndërsa pas fitores së marrë në shifrat 5-1, fati i kualifikimit ishte vendosur.

Pikërisht për këtë arsye, trajneri Egbo i ka besuar lojtarëve të rinjë dhe atyre që kanë qëndruar në stol përgjatë kësaj kohe. Por ndaj Besëlidhjes nuk kanë mundur që të shfaqin vlerat e tyre, teksa Gjorgjeviç ka hapur takimin pas një goli të bukur në minutën e 46, vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë. Në aksionin e fundit përpara se të mbyllej gjithçka ishte Ernest Muçi që me një veprim të bukur dhuroi golin e barazimit tek bardheblutë. Pra do të kemi eliminimin me nder të Besëlidhjes, që barazon me Tiranën në shifrat 1-1 dhe shkon në shtëpi teksa më herët kishte hequr Partizanin nga Kupa.

Nëse dikush priste probleme nga ana e Kukësit që t’i tregonte me ndeshjen e zhvilluar ndaj Apolonisë, kjo nuk ndodhi. Verilindorët kanë fituar pastër dhe në shifrat 3-1, duke mos e vendosur për asnjë moment në diskutim kualifikimin dhe duke realizuar thjeshtë me Lulajn, Shkurtajn dhe Ethemin.

Nga ana tjetër ishte Teuta që arriti të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pasi arriti të fitonte 1-0 ndaj Vllaznisë, ndërsa takimi i parë ishte mbyllur 2-2. Pas një driblimi në krahë të Kallakut, shkodranët janë hipnotizuar dhe të përgjumur në mbrojtje, do ia bënin të lehtë Arapit për të vendosur takimin. /Sport Ekspres/

Besëlidhja-Tirana 1-1 Gjorgjeviç 46’/ Muçi 90’+3′

Besëlidhja: Vukasinoviç, Fetaj, Dibra, Moçi, Pergjoni, Hepaj, Çokiç, Bushi, Hajdari, Hoxha, Gjorgjeviç

Tirana: Bakaj, Çelhaka, Sidibe, Osmani, Ismailgeci, Stafa, Karabeci, Morina, Hasani, Halili, Dunga

Kukësi-Apolonia 3-1 Lulaj 30′, Shkurtaj 43′, Et’hemi 47’/ Gjata 75′ p

 

Kukësi: Avdyli, Maliqi, Krasniqi, Lulaj, Kotobolli, Limaj, Rroca, Musolli, Gavazaj, Ethemi, Shkurtaj

Apolonia: Harizaj, Zoga, Duda, Asllanaj, Soto, Kumani, Mehmeti, Mihana, Zaimaj, Kardhashi, Gjata

Teuta-Vllaznia 1-0 Arapi 76′

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuro, Todorovski, Avdyli, Aleski, E.Vila, Kallaku, L.Vila, Hebaj

Vllaznia: Sherri, Adili, Lekaj, Shehi, Repaj, Krymi, Bardulla, Kruja, Lika, Shtubina, Zhunior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online