Përforcime nga të gjitha anët për Partizanin. Pas trajnerit Franko Lerda dhe futbollistëve Esin Hakaj dhe Uilliam Kordeiro emri më i fundit që i bashkohet skuadrës kryeqytetase është trajneri i portierëve Mario Kapeçe.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi në rrjetet sociale. Italiani nuk është një i panjohur për të kuqtë, pasi ka punuar te “demat” gjatë periudhës 2015-2017. Largimi i Kapeçes në tetor të 2017-ës nga të kuqtë ishte një vendim i vetë trajnerit.