Futbolli i femrave në Kosovë ka arritur një sukses historik. Përfaqësuesja U19 është kualifikuar në fazën “Elite Round” të turneut Europianit “Skoci 2019”. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi i duhet të fitonte me të paktën katër gola diferencë për të kaluar më tej dhe mrekullisht ia dolën duke mundur Estoninë në ndeshjen e fundit të grupit me rezultatin e thellë 5-1.
Kosova kalon në “Elite Round” si skuadra e dytë më e mirë ndër vendet e treta. Në fund të takimit vajzat e festuan këtë kualifikim historik me një foto në grup me festimin me shqiponjë.
Kosovë 5 – 1 Estoni
Shënues: Asllanaj 12′ 66′, Talts 24′ (aug), Musaj 42′, Biqkaj 76′ / Satsi 18′