Perez takon presidentin e Korinthias, tentohet mesfushori 20-vjeçar

Ikja e Kristiano Ronaldo duket se i ka prishur ekuilibrat te Real Madridi, i cili këtë edicion nuk është më ajo skuadra e frikshme që ishim më mësuar që të shikonim në vitet e fundit. Tre herë radhazi kampionët e Europës kanë hasur probleme në kampionat, aq sa u desh që Lopetegui të hapte krahun për Solarin.

Mendja është te merkato, ku “galaktikët” duhet të ndërhyjnë që të rregullojnë diçka, nëse nuk duan që të mbyllin një sezon me zhgënjim. Siç raportohet nga “Marca”, presidenti Perez ka takuar presidentin e skuadrës braziliane të Korinthias, Andres Sançez, pasi reali synon shërbimet e mesfushorit 20-vjeçar Pedrinjo.

Sançez ka takuar Ronaldon, presidentin e real Vajadolid, ndërsa më pas ka pasur një bisedë me numrin një të Realit. Vlera e mesfushorit është diku te 50 milionë dollar, dhe aludimet në Spanjë janë që Reali të marrë lojtarin në fjalë dhe më pas ta huazojë për pak kohë te Vajadolid. Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet diçka e tillë, pasi mesfushori i djathtë është edhe në planet e Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *