Reali ka nisur të rinovojë ekipin me lojtarë të rinj dhe me shumë perspektivë. Të parët telente janë Vinisius Zhunior, Rodrigo apo Takefusa Kubo. Perez dëshiron të pasojë me një blerje akoma më të madhe. Xhejdon Sanço është ylli i radhës, që pritet të vijë në Bernabeu.
Borusia Dortmund dhe Reali gëzojnë një marrëdhënie të mirë dhe kanë bashkëpunuar edhe më parë për lojtarë të ndryshëm. Kontrata e Sanço skadon në vitin 2022. Ai nuk dëshiron të rinovojë sepse kërkon kalimin në një prej gjigantëve evropian. Kështu, Dortmundi pretendon të nxjerrë sa më shumë fitim nga shitja e tij.
Këtë verë nuk llogaritet largimi i tij. Merkaton e ardhshme Reali do të niset me një plan të qartë. Ata duan t’i japin Dortmundit Mariano Diaz, plus një shumë parash për të nënshkruar me Xhejdon Sanço. Anglezi do të ishte një nënshkrim gjigant, duke parë cilësitë e tij, që bashkë me Mbape janë kandidatë potencialë për të fituar Topin e Artë pas mbylljes së epokës Mesi-Ronaldo.