“Perëndimi” i padrejtë i karrierës së Etrit Berishës, drejtori italian tregon arsyet e dështimit së transferimit

Një “perëndim” i padrejtë i karrierës ka ardhur për Etrit Berishën. Gardiani shqiptar debutoi në Serinë B duke pritur penalltinë ndaj ekipit të Monzës në minutat e fundit dhe duke nxjerrë të dëshpëruar nga stadiumi skuadrën e Berluskonit dhe personalite të njohura që gjendeshin në stadium si Galiani, Boateng dhe Alegri. Të gjithë prisnin fitoren e parë të Monzës, por Etrit Berisha ka mjaftuar që t’ia mohonte këtë triumf.

Menjëherë në mediat italiane është vendosur theksi në faktin se Berisha është një portier luks për Serinë B. Portieri i Kombëtares ka kërkuar një mundësi për të qenë pjesë e elitës së futbollit italian, por merkato është mbyllur dhe vazhdon të qëndrojë te SPAL.
Drejtori sportiv i ekipit italian, Giorgio Zamuner, ka folur në konferencën për shtyp rreth kësaj çështje: “Berisha? Nëse do të kishim oferta të mira për të dhe klubin, do të kishte avancime të mëtejshme. Këto mundësi nuk ekzistuan në merkato dhe prandaj jemi të lumtur që e kemi ende pjesë të tonën”, tha Zamuner. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online