Panik për Ronaldon/ Grabitet shtëpia 7 milion paundëshe e yllit portugez, hajdutët largohen me … fanellën e firmosur të Juves

Momente paniku kanë kapur familjen e Kristiano Ronaldos. Mbrëmjen e djeshme, teksa futbollisti ishte duke luajtur kundër Spanjës me Portugalinë, shtëpia e tij tejet luksoze me vlerë 7 milionë paund në Madeira është grabitur. Sipas asaj që raportojnë mediat portugeze me sa duket ka pasur bashkëpunim nga stafi i 5 herë fituesit të Topit të Artë.

Një punëtor i shtëpisë ka hapur derën e garazhit duke lejuar grabitësin të hyjë në ambientet e brendshme. Mësohet se së bashku me sendet e vjedhura, hajduti është larguar edhe me një fanellë të firmosur të Juventusit që Ronaldo e mbante në shtëpinë e tij.

Kamerat e sigurisë kanë kapur imazhet e personit që ka kryer grabitjen, i cili është identifikuar nga forcat e policisë. Megjithatë ende nuk ka një të arrestuar për këtë ngjarje. Theksojmë se nuk dihet nëse nëna apo vëllai i yllit portugez ka qenë në shtëpi në momentet kur ka ndodhur grabitja, ndërsa Xhorxhina ishte në Francë për Javën e Modës në Paris./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online