Një vjedhje e fundit në Torino me vlerë qindra mijëra euro, e dinin se Douglas Costa po firmoste te Bajerni

Nuk janë të pakëta rastet kur futbollistët grabiten lehtësisht nga hajdutët që janë të mirëinformuar në përpikmëri për situatën e objektivit të tyre. Këtë herë është Douglas Costa që ka rënë pre e një bande plaçkitësish. Futbollisti i njohur kishte shkuar në Mynih, atje ku do të firmoste kontratën e re për huazimin një-vjeçar. Ndërkohë shtëpia e tij luksoze në Torino ishte tërësisht e braktisur dhe terreni mbetej i lirë për grabitësit.

Duke e njohur situatën, do të merrnin sende, bizhuteri dhe orë që kapin vlerën e qindra mijërave euro. Douglas Costa do të rikthehet sërish në Torino pas një viti, por sigrusht që duhet të harrojë gjërat më të vlefshme që kishte në shtëpinë e tij në Itali. Policia ka nisur edhe një hetim për ngjarjen, por ende nuk ka mbërritur te autorët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online