Boksieri i njohur anglez Dillian Whyte ka vënë karrierën e tij në rrezik pasi ka rezultuar pozitiv në analizat anti-doping.
Analizat e bëra pak ditë para duelit me kolumbianin Oscar Rivas vunë re përdorimin e një steroidi anabolik të ndaluar nga “VADA”.
Whyte ia doli të fitonte duelin me vendim unanim, por boksieri kolumbian kërkon që dueli të shpallet i pavlefshëm, pasi nuk u informua për këtë rast.
Fitimi i duelit bëri që Whyte të fitonte të drejtën e një dueli me kampionin e botës Deontay Wilder brenda një viti, por tani boksieri anglez rrezikon një pezullim 4-vjeçar nga boksi profesionist.