“Përballojmë edhe ekipet e Superiores, nuk na dominon dot asnjë”, Dede flet për projektin me Erzenin

Erzeni mori një rezultat mjaft pozitiv në fazën e parë të Kupës së Shqipërisë. Skuadra nga Shijaku mposhti Dinamon me rezultatin minimal 1-0 dhe në ndeshjen e kthimit do të synojë edhe kualifikimin. Trajneri Nevil Dede ka folur për projektin e tij me Erzenin në emisionin “Skaner“ në “MCN TV“, ku shprehet se ekipi përballon fizikisht çdo kundërshtar, madje edhe ata nga Superiorja.

“Unë mendoj që Kategoria e Parë, për këtë sezon, ka 4-5 skuadra të nivelit të Superiores, me kaq sa kam parë unë. Ky është gjykimi im personal dhe nuk do të thotë se është i vërtetë. Po shikoj edhe nivelin e Superiore, ku disa skuadra nuk po japin aq sa duhet. Përveç parave duhet edhe infrastrukturë. E para është infrastruktura, pastaj administrata dhe më pas paratë. Unë luajta me Apoloninë në Fier dhe e pashë që intensiteti ishte i njëjtë.

Ndeshja ishte e barabartë në të gjitha aspektet. Në pjesën e dytë Dinamo na vendosi në vështirësi, pavarësisht se ne kaluam në avantazh. Loja mund të fillonte edhe 0-1 për Dinamon, pasi rastet në fillim i kishin. Sigurisht që Dinamo mund të ketë më shumë kualitete se Erzeni. Ne fizikisht mund të përballojmë çdo skuadër, qoftë nga Superiorja apo nga çdo kampionat. Nuk na dominon asnjë skuadër. Nuk kam luajtur mendsh të shkoja në Shijak. Më bindi projekti dhe prandaj shkova. Shumë mirë mund të prisja të lirohej një vend në Superiore, por vendosi projekti”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online