“Është bukur të shkojë dhe Saranda në finale”, Stefa kërkon tjetër format për Kupën: Me ndeshje teke ka surpriza

Ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë kanë rezervuar edhe surpriza, ku ekipe të vogla në letër kanë marrë fitoren përballë skuadrave të Superiores. Por formati me ndeshje kthimi e vështirëson së tepërmi kualifikimin e tyre në fazën e mëtejshme. Në këndvështrimin e Gjergji Stefës formula e zhvillimit të Kupës së Shqipërisë humbet elementin surprizë. I ftuar në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV”, gazetari sportiv hedh idenë që ky kompeticion të luhet me ndeshje teke dhe me short të lirë.

“Kupa me ndeshje teke ka më shumë surpriza. Në thuajse në të gjitha vendet e Europës, formati i Kupës ka ndryshuar nga viti në vit, për t’i dhënë përparësi surprizave. Në këndvështrimin tim, Kupa është një sistem gare, i cili nuk prodhon garën e kampionatit, ku investimet përballen me njëri-tjetrin. Kupat zhvillohen me sistem surprizë. Ajo që ndodhi sezonin e kaluar, ku Kupa ishte me ndeshje teke, kishte shumë surpriza.

Korabi eliminoi Tiranën dhe Skënderbeu që mezi qëndroi në Superiore, shkoi në finalen e Kupës. Është shumë bukur që edhe Saranda të shkojë në finale. Po e marr si shembull. Me tek ndeshje dhe me short të lirë, për mendimin tim është më emocionuese”, është shprehur Gjergji Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online