Përballja e fundit e Juventus, trajneri i Bologna provokon sërish: Vë bast për arbitrin që do na sjellin

Bologna do të jetë skuadra e fundit për Juventusin në Seria A. Kjo ndeshje do të përcaktojë nëse bardhezinjtë do të jenë në Champions League ose do të mbeten jashtë saj. Bologna barazoi ndaj Veronës ditën e djeshme me rezultatin 2-2, një skuadër e cila u ka hapur probleme dhe skuadrave të mëdha.

Pas ndeshjes trajneri Sinisa Mihajloviç deklaroi se është i sigurt edhe për arbitrin që do të caktohet. Ai gjithashtu shtoi se asgjë nuk është e sigurt në letër, pavarësisht diferencave mes ekipeve.

“Jam i sigurt që me Juventus do të kemi një gjyqtar siç duhet, jo nga këta të rinjtë që na kanë bërë dëme. Jam i sigurt që do jetë një mea Valeri dhe Giacomelli, mund të vendos bast për këtë. Në letër duket mjaft e lehtë për Juventusin, po ne do të luajmë lojën tonë. Edhe Milan-Cagliari mendohej se do të ishte mjaft e lehtë për Milanin, por përfundoi 0-0”- deklaroi Sinisa Mihajloviç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online