“Ndeshja më e bukur kur i shënova Milanit”, Marash Kumbulla tregon emocionet e përjetuara

?Marash Kumbulla dhuroi një performancë fantastike ndaj Lazios, në derbin e së dielës, ku Roma fitoi 2-0. Pas një dëmtimi te gjatë, Marash Kumbulla kërkon të mbrojë pozicionin e titullarit.

Ky vit ka qenë me ulje ngritje për shqiptarin, i cili është kushtëzuar dhe nga problemet jashtë fushës. Në profilin zyrtar të tij në Instagram, Kumbulla ka publikuar një video ku është përgjigjur disa pyetjeve të bëra.

?”Cili ishte reagimi im i parë kur më thirri Roma? “Wow”. Momenti që më emocionon më shumë janë rrahjet e shpejta të zemrës kur hyj në stadium të mbushur plot me tifozë.

Momenti kur kisha më shumë frikë ishte kur u dëmtova dy vjet më parë. Më i vështiri ka qenë kur u infektova me COVID-19. Ndeshja më e bukur? Kur shënova golin e 3-3 ndaj Milanit.”- ishin disa nga përgjigjet më pikante të Marash Kumbullës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online