“Perandori” austriak Salihi: Nuk ndalem nëse shënoj kështu. Skënderbeu, tepër superior

Hamdi Salihi përkthehet “gol” në Austri, sepse sulmuesi shkodran ka shënuar 13 në 15 ndeshje dhe po bën Viner Nojshtatin të ëndërrojë ngjitjen në Bundesligë. Sulmuesi la Superioren në verë për të shkuar në Austri kryesisht për të krijuar terrenin për të punuar si trajner pas mbylljes së karrierës, por kështu si po luan, mbyllja duket shumë larg.

Po shkon pak ndoshta edhe jashtë parashikimeve, por ndihem mirë, sepse gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar shumë dhe gjithçka po funksionon perfekt. Pastaj pak rëndësi ka sa vite do të luaj, sepse këtë nuk e llogaris sa herë që bëj gol. E rëndësishme është që për sa kohë të luaj të mos bie poshtë këtyre niveleve dhe të mos bëhem qesharak”. Shprehet Salihi në një intervistë për “SuperSport.al”.

Mundësitë janë shumë të mëdha për t’u kthyer prej këtij viti në Bundesligë, pasi dy skuadra ngjiten direkt ndërsa i treti shkon në play-off. Po të mbajmë këtë ritëm besoj që do t’ia arrijmë. Është pak e vështirë sepse Riedi dhe Insbruku janë ekipe më të organizuar dhe me më tepër traditë, por do të ishte e bukur ta arrinim këtë objektiv”.

Nuk mund të mos përmendet kapitulli kombëtare: “Kam treguar se nuk jam kursyer asnjëherë për të qenë pjesë e Kombëtares, edhe kur luaja në Amerikë apo në Kinë. Kam ardhur gjithmonë me dëshirë. Çdo gjë në shërbim të ekipit Kombëtar, do të kisha qenë i gatshëm për t’u afruar apo për ta ndihmuar. Por, duhet të jemi pak realistë: vitet ecin dhe normalisht që trajneri besoj që ka plane të tjera. Përtej gjendjes dhe formës momentale të lojtarëve, i duhet të bëjë edhe vlerësime afatgjata. Por, kur do të jetë nevoja unë jam gjithmonë gati për të ndihmuar ekipin Kombëtar”.

Kampionati shqiptar është varfëruar ndjeshëm në sulm, por Skënderbeu e ka kompensuar mjaft mirë largimin e Salihit, i cili është i bindur se korçarët këtë sezon nuk kanë rivalë: “Kam parë disa ndeshje të Skënderbeut dhe të Vllaznisë. Skënderbeu është 100% ashtu si e kisha menduar. Edhe pse njerëzit mund të mendojnë se ritmi në Europë të lodh, por është e kundërta. Ritmin që mban gjatë Europa League e mban edhe në kampionat dhe bën diferencë me ekipet e tjera. Besoj se deri në dhjetor Skënderbeu do të jetë shkëputur nga rivalët dhe do të bëjë atë për të cilën është ndërtuar: të shpallet kampion. Që në fushë atë ditë ndaj Kukësit e mora vendimin se koha ime në kampionatin shqiptar kishte mbaruar. Ishte e mjaftueshme ajo që kisha kaluar. Më vjen keq për gjestin dhe gjithçka, por ato janë gjëra që i takojnë së kaluarës dhe mund t’i ndodhin kujtdo. Më vjen mirë që Skënderbeu është kthyer shumë shpejt dhe ka ditur të kalojë situatat e vështira të atij fund-kampionati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online