“Për të ardhur keq”, Mema ka kritika për Kukësin: Paguhen në stratosferë, sot kishin “piktorë”

Kastrioti arriti që të mposhte Kukësin në shifrat 0-1 duke i dhënë shuplakë të fortë verilindorëve. Nën drejtimin e Mirel Josës, nënkampionët kërkonin shkurtimin e diferencës me Vllazninë kryesuese.

Megjithatë goli i De Silvës vendosi historikun e 90 minutave duke i dhuruar fitoren krutanëve. Ajo që gjithashtu u vu re në këtë përballje ishin rastet e pakëta të Kukësit, që vendosi në vështirësi Hidin vetëm me gjuajtjen e Gashit në pjesën e dytë.

Për shkakun e mungesës së reagimit, Sulejman Mema ka kritikuar futbollistët e Kukësit. I ftuar në “Supersport”, Mema është shprehur se te verilindorët kishte “piktorë” në fushën e lojës, duke përdorur të njëjtën batutë që Ndreu e kishte thënë për futbollistët e tij disa javë më parë pasi nuk u kënaq prej performancës së tyre.

“Te lojtarët e Kukësit unë nuk kam parë asnjë lloj reagimi, ishin futbollistë që nuk vraponin. Shpeshherë dukej se vetëm Dragoshi ishte në fushën e lojës. Te Kukësi është për të ardhur keq kjo situatë pasi ka futbollistë që janë të paguar në stratosferë. Nuk e kanë zemrën e duhur. Pas daljes jashtë me karton të kuq të Shkallës, nuk kishte reagim te ekipi. Ndreu tha më para se kishte piktorë te ekipi i tij, jo futbollistë, këtë herë kishte piktorë te Kukësi”, u shpreh Mema. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online