VIDEO/ Krosimi i telekomanduar i Bersant Celinës, dhuron asist në “Ligue 1”

Dijon u mposht me rezultatin 4-2 nga Montpellier në “Ligue 1”, megjithatë ishte një ndeshje e shkëlqyer për lojtarin e Kosovës, Bersant Celina, i cili dha një asist të shkëqlyer për Coulibaly në minutën e 5-të takimit. 24 vjeçari mori përsipër ekzekutimin e goditjes nga këndi dhe duke i dhënë mjaft prerje topit, ka gjetur mbrojtësin francez i cili realizoi golin.

Pavarësisht se la shenjën e tij në këtë takim, trajneri Schneider preferoi ta zëvendësonte Celinën me romanezin Mihai Dobre. Ky asist mund të jetë një pikë kthese për mesfushorin e Kosovës, Bersant Celina, i cili në 5 javët e fundit nuk ka luajtur asnjë ndeshje të plotë dhe gjithashtu nuk ka arritur të gjejë golin në sezonin 2020-2021. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online