VIDEO/ Milani merr sërish kreun e Serisë A, goli i parë i Ibrahimoviç ishte nga aksioni model

Milani mposht me rezultatin 4-0 Crotonen dhe rikthehet përsëri në vendin e parë. Si në të gjitha ndeshjet e tjera, ishte Zllatan Ibrahimoviç protagonisti i ndeshjes, së bashku me Rebiç, të cilët shënuan dopietë. Goli i parë u shënua nga Ibra në minutën e 30-të pas një pasimi të Leao, duke e mbyllur pjesën e parë në 1-0.

Edhe pse posedimi i topit ishte i barabartë për të dyja skuadrat ishte Milani ai që krijonte rastet për gol. Në të 64-tën, Ibra do të shënonte dhe golin e dytë personal në këtë ndeshje. Vetëm 5 minuta më vonë, Rebiç do të trefishonte shifrat e takimit. Entuziazmi nuk mbaroi dhe, vetëm 1 minutë më pas, në të 70-tën, Rebiç do të shënonte golin e katërt për Milanin. Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 49 pikëve, me 2 pikë më shumë sesa ndjekësja më e afërt, Interi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online