“Për çfarë e mori Hasanin? Se ka 2 minuta lojë?”, drejtori sportiv shqiptar akuza Pandevit për ndërhyrje në listën e Maqedonisë

Maqedonia e Veriut publikoi listën e lojtarëve që trajneri do të ketë në dispozicion në pjesëmarrjen historike në Euro 2020. Emri i Ferhan Hasanit ishte edhe surpriza në përzgjedhjen e Angelovskit, nisur nga fakti se lojtari nuk ka pasur minuta të shumta në këmbët e tij te Partizani. Këtë e thekson edhe drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku, i cili në studion e emisionit “Sportmania” nuk i kursen kritikat për trajnerin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Sipas tij Besart Ibraimi dhe Agim Ibraimi meritonin një vend në Euro202, ndërsa akuzon Goran Pandev për ndërhyrje në listën e lojtarëve të grumbulluar.

“Nuk e fton Besart Ibraimin me gjithë ato gola e me rekorde. Çfarë duhet të bëjë Ibraimi më shumë? Ka marrë lojtarë të tjerë që nuk i kanë 2-3 gola në kampionat, ndoshta edhe nuk luajnë hiç. Nuk janë as kampionate më të mëdha se ne. Në të njëjtën kohë ka marrë edhe Ferhan Hasanin. Për çfarë e ka marrë Hasanin? Se ka 2 minuta lojë? Dhe nuk merr Besart Ibrahimin. Agim Ibrahimi te Kukësi ka luajtur dhe ka bërë edhe gola, ndërsa Hasani as 3 minuta nuk i ka luajtur. E shikoni çfarë liste ka bërë ai.

Ka ndërhyrje nga jashtë? Padyshim që ka. Është drejtpërdrejtë kapiteni Goran Pandev. Nuk guxon që të njoftojë të paktën 1 lojtarë ose 2. Nuk ka pasur mundësi se ka qenë shumë dobët (Akademija) Pandevi se nuk ishte çudi t’i merrte 3-4 lojtarë“, ka thënë Omer Bunjaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online