Lista e Kombëtares është gati, trajneri Reja do të zbulojë emrat e lojtarëve të grumbulluar në konferencë për shtyp

Kampionatet janë drejt përfundimit dhe qershori do të kthejë prozhektorët nga ekipet kombëtare. Kuqezinjtë do të zhvillojnë dy takime miqësore në muajin e ardhshëm, ku do të testojnë veten përballë Republikës së Çekisë dhe Uellsit. Edi Reja i ka bërë zgjedhjet e tij dhe lista është gati për t’u publikuar.

Ditën e nesërme trajneri i Kombëtares shqiptare do të jetë i pranishëm në konferencën për shtyp, ku do të zbulohen edhe emrat e futbollistëve të grumbulluar nga 75-vjeçari italian. Reja do të dalë përpara gazetarëve në orën 11:00, në konferencën që do të zhvillohet në ambientet e kompleksit “Tropikal”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online