“Pengmbajtësi” Kale prishi llogaritë e… Kukësit

Elton Kale vijon përgatitjet me Flamurtarin, por ende nuk ka mundur që të nënshkruaj një kontratë, pasi lojtari më parë duhet të zgjidhë konfliktin që ka me Kukësin. Verilindorët kanë theksuar se është nën kontratë, ndërsa lojtari synon që të jetë i lirë, madje ka shkuar më tej duke i akuzuar kuksianët se kontrata e depozituar në FSHF nuk është e rregullt dhe se data është falsifikuar.

Gjithsesi, Flamurtari ka arritur akordin me lojtarin në fjalë dhe është në pritje të zgjidhjes së konfliktit. Në anën tjetër Kukësi nuk do ta lërë të lirë lojtarin dhe deri diku e konsideron se i ka prishur planet, pasi në mungesë të brazilianit u detyruan që të përshtatin mbrojtësin Kordero si një mesfushor të majtë.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo situatë. Trajneri Daja është ai që interesohet më shumë, pasi duhet të mësojë nëse duhet ta llogarisë në planet për edicionin e ri apo jo. Flamurtari nuk mund të presë pafundësisht, pasi kampiaonti nis javën e ardhshme, por shumë shpejt pritet që kjo situatë të marrë një zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *