Bordi ndërkombëtar i Futbollit, që është institucioni që vendos për çdo ndryshim në rregulloren e sportit, pritet të mblidhet në ditët në vazhdim për të diskutuar mbi disa ndryshime revolucionare.
E sigurt është se penalltitë nuk do të jenë si më parë. Në planet e ligjvënëse të sportit është menduar që të hiqet njëherë e përgjithmonë fjale “prekje e pavullnetshme”, pra rastet ku arbitri nuk jep penallti pas prekjeve të pavullnetshme do të jenë diçka e së shkuarës. Ky rregull i ri do të bëjë që të mbrojtësit të jenë shumë më të kujdesshëm më vendosjen e duarve brenda zonës së penalltisë. Megjithatë, duhet sqaruar se në rastet kur topi ka kontakt me dorën e ngjitur pas trupin loja do të vazhdojë normalisht.
Një rregull i dytë që është propozuar është ai i konsiderimit të penalltive si një goditje me vetëm një kontakt. E shpjeguar më qartë: Në rast se një portier pret një penallti, atëherë ai fiton menjëherë nje rivënie fundore, pra nëse ekzekutuesi i penalltisë nuk e dërgon topin në rrjetë pas kontaktit me shtyllën, traversën ose trupin e portierit, skuadra kundërshtare fiton një rivënie fundore.