Një nga sulmuesit më të mirë që ka shkelur në Superiore, Pero Pejiç, ndohet prej disa kohësh në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, ka qenë një njeri shumë i ngarkuar.
Kroati po bën kursin e trajnimit UEFA A, si dhe në llogari të Dinamo Zagrebit, po studion disa lojtarë nga kampionati Superiore. Pejiç u shpreh per “A2 News”:
“Kur je trajner, do të mendosh për 25 koka dhe është pak më i vështirë. Nëse nuk do të filloj direkt trajner i parë, ndoshta drejtor sportiv”, tha fillimisht Pejiç. “Shikojmë lojtarët e rinj, 15, 16 deri në 19 vjeç. Edhe Shqipëria dhe Kosova kanë lojtarë shumë të talentuar”.
“Kur luaja unë para dy vitesh, ishte shumë i fortë kampionati, ishte “zjarr” deri në fund. Kurse tani, për mendimin tim, Partizani është kampion”,- perfundoi ish-sulmuesi kroat.