Pejiç gjen golin, por Belupo tronditet nga rivali me 9 lojtarë

0

Slaven Belupo kishte gjithçka në dorë sot, priste vendin e fundit në renditje, Rudeshin, përmbysi gjithçka pas disavantazhit dhe kundërshtari mori dy kartonë të kuq. Mbaroi? Jo, sepse në shtesë Rudesh fitoi një 11-metërsh dhe barazoi 2-2.

Një barazim që konsiderohet humbje për Belupon e Pero Pejiçit dhe Bruno Telushit, dy “ish”-ët e Superiores, që tashmë janë kthyer në titullarë fiksë tek ekipi kroat.

Sot më në fund e bëri sefte edhe Pejiç, i cili barazoi në minutën e 50-të me një goditje të shkëlqyer me kokë brenda zone, pas një krosi nga këndorja, vetëm 2 minuta pasi kishte humbur një rast ideal.

Në të 60-tën Ivanovski kaloi në avantazh Belupon, por në fund erdhi “dushi i ftohtë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.